Me plot 320 milionë euro të akorduara qeveria shqiptare i ka hapur rrugë koncesionit për ndërtimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier.
Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama është shprehur me bindje të plotë se ky është një investim 100% privat dhe se shteti nuk do japë asnjë qindarkë, megjithëse kjo shifër e lartë i përgjigjet vetëm 42.2 kilometër rruge.
Kontrata e nënshkruar ka për objekt projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e 42.2 kilometrave rrugë, gjurma e së cilës do të nisë në fshatin Lekaj pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar–Lekaj dhe do të përfundojë në fillimin e Bypassit të Fierit (pranë zonës së Mbrostarit).
Rama: Pashë një lajm Balluku, 320 milionë euro për rrugën Lekaj-Fier, 7 milionë kilometri, çdokush që e lexon këtë thotë boo. Ndërkohë që bëhet fjalë për diçka komplet tjetër, rrugë që do të ndërtohet pa asnjë qindarkë nga shteti, investim 100% privat me pagesë, përkundër një segment alternative pa pagesë. Dhe a bën 7 apo 17 këtë nuk e përcakton dot burimi tek. Sa herë kaloj te nënkalimi me mbikalim i ish-Shqiponjës them me vete po këta që diskutonin kilometrin si ndihen kur kalojnë këtu, a e kuptojnë sa shumë e kanë gënjyer këtë milet?! Se një kilometër është ajo por ama është e gjitha vepër arti, që i shkon gjuhës time si artist. Dakord e nxirrni inatin me qeverinë po a ky është misioni i medias?