Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Vloçisht në Maliq. Mësohet paraprakisht se një autobus është përplasur me një kamion.
I bllokuar ka mbetur drejtuesi i autobusit, po ndërhyet nga forcat zjarrfikësje për nxjerrjen e tij nga mjeti. Mësohet se pasagjerët janë të gjithë mirë.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
