Një aksident është shënuar sot në Shëngjin. Një vajzë 7 vjeçare, pjesë e komunitetit afgan në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku po qëndron. 7 vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit. Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti./abcnews.al