Sulmuesi kilian Aleksis Sanchez është rikthyer tek skuadra e Inter. Pas 1 viti tek skuadra e Olympique Marseille, Sancez nënshkruan sërish një kontratë me zikaltrit, e cila do të skadojës verën e ardhshme.

Aleksis do të përfitojë 2.8 milionë euro neto këtë sezon plus bonuset.

34 vjeçari iu bashkua skuadrës së Interit në vitin 2019 nga Manchester United. Me zikaltrit luajti për 3 sezone përpara se të kalonte në Francë tek  Marseille. Gjatë këtij viti në Francë ai kreu 44 paraqitje duke shënuar 18 gola.

Previous articleIu gjet kanabis gati për shitje, arrestohet 23 vjeçari në Peshkopi
Next articleMedvedev: Perëndimi po i shtyn të gjithë drejt Luftës së Tretë Botërore