Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e ka përzënë votën e lirë nga vendi.

“Përdorën procese gjyqësore dhe të gjitha format. Por cili ishte rezultati, ishte dështimi. Dhe ne arritëm në të drejtën tonë, sot të jemi një opozitë e vërtetë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sot arritëm që ne të përmbushim detyrimin tonë madhor ndaj Shqipërisë dhe demokracisë. Interesi kombëtar është opozita e vërtetë dhe jo një komvb me opozitë të shtirur. Ai nuk ka të ardhme. Jemi parti e vlerave më të mira arbërore, por jo vetëm. E vlerave universale. Ne kemi arritur në një stacion, fituam një betejë por jo luftëbn. Lufta është e vështirë, është aspak e lehtë.

Juve keni konstatuar vetë se çfarë zhurmnaje e madhe është bërë gjatë këtij procesi nga një propagandë që vinte sikur vinte nga një vend dictatorial. Nga një propagandë sikur vinte nga një vend ku vota nuk ekzistonte, në të cilin parimet e lirisë nuk ekzistonin. Unë habitesha. Keni dësgjuar se kjo është vota. Ju duhet të shihni votën, beteja jonë është për votën. Votën e kanë përzënë. Shoqëritë nuk bëhen pa votën e lirë. Ky kryeministër që është sot në pushtet, nuk voton më. Ja u lexova dje në Fier një status të një socialisti. Por socialist i cili kishte kuptuar se vota duhet të jetë mekanizmi i partisë së tij” – tha Berisha.

Të njëjtën akuzë, Berisha e bëri edhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për të cilin u shpreh se përjashtoi dhe manipuloi votën.

“Ish-kryetari ynë votën e përjashtoi, e manipuloi. Po shkelnim në interesin më jetik. E ka nevojë jetike demokracia votën e lirë. Gjithë përpjekja mijëra vjeçare e shqiptarëve ka qenë për liri. Ata që deklarojnë se shqiptarët nuk kanë luftuar, shqiptarët vetëm luftra kanë pasur. Luftërat janë bërë për më shumë të drejta. Për më shumë liri, edhe kur kanë qenë në pushtim shekullor. Pra ne arritëm, partinë tonë ta ndërtojmë mbi vullnetin e lirë të anëtarëve të saj. Dhe tani vazhdimi i misionit tonë është jetik për Shqipërinë” – tha Berisha.