Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Enkelejd Alibeajn, duke e quajtur atë sharlatan që i shërben qeverisë.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se mbledhja e djeshme e grupit parlamentar nuk kishte kuorum.

Po ashtu, Berisha i kujtoi Alibeajt se ka mbajtur edhe postë të rëndësishme në kohën kur PD ka qenë në qeveri.

Së pari siç e keni konstatuar ju janë tre votime me 44 mijë anëtarë të përsëritura, të pakundërshtuara nga asnjë njeri nga asnjë rast. Në këtë mes një grup i vogël, ndër ta ish-kryetari dhe 2-3 të tjerë, edhe ky Alibeaj të kapur nga qeveria thonë se këto nuk kanë ndodhur. E vërteta është se kjo lojë dështoi në mënyrë përfundimtare, sepse ishte një peng për të kapur pluralizmin. Loja këtu ishte të mos ketë pluralizëm ose të kemi pluralizëm që ta komentojmë.

Dje tha që unë kam kuorum. Dje në mbledhje ishin në mbledhje 4 deputetë që nuk janë të grupit të PD, sepse ja ka dhënë partive të tjera. Për të patur kuorum duhet të ishin 26 deputetë. Por atij kur i i

Një sharlatan që ka mungese respekti për veten e tij. Keq përdoret nga Rama. Harron se ka patur funksion të rëndësishme edhe në qeveri dhe kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij. Pra ajo që mund të them unë. Mrekullia shqiptare e shekullin 21 ishte shpëtimi i pluralizmit politik”, tha Berisha.