Reshjet e dendura të dëborës, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.Shoferët përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi. Në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga.