Pesë anëtarët e një familjeje në provincën Enna, në Itali, të cilët kishin zgjedhur të mos vaksinoheshin, vdiqën si pasojë e Covid 19, të gjithë brenda një muaji.

Viktimat janë babai 80-vjeçar, nëna 78-vjeçare , djali 50-vjeçar dhe vajzat 55 dhe 52-vjeçare. I pari që vdiq ishte babai, 4 të tjerët vdiqën në spital, ku kishin mbërritur në  gjendje të rëndë.

Të enjten ka ndërruar jetë vajza 52 vjeçare e kësaj familje, viktima e fundit.

Vajza e njërës prej viktimave, ka treguar se familjarët nuk e kanë bërë vaksinën, pais miq të tyre kishin pasur pasojë ta rënda, dhe kjo i bënte të kihsin frikë.

“Kjo tragjedi familjare – thotë Emanuele Cassarà, drejtor shëndetësor i Umberto I – tregon se e vetmja armë për të shmangur pasoja të tilla të tmerrshme është vaksina”.