Big Brother kishte menduar një mision të vecantë per Ilirin dhe Monikën në lidhje me cështjen e nominimeve për fatin e Donaldit, Einxhel, Arjolës dhe Beniadës.

Monika dhe Iliri kishin mundësi që të rrisin cmimin e shtepisë së Big Brother. A e bënë ata direkt zgjEdhjen? Ata duhet ti jepnin zarfin me shifrën me të madhe prej 15 mijë euro personit që mendonin se do të dilte nga shtëpia.

Detyra e Ilirit dhe Monikës ishte që të vendosnin zarfet me shuma të ndryshme te secili person që mendonin se do te dilte nga shtepia. Shuma më e madhe duhej ti përcaktohej banorit që ata mendonin se do dilte nga shtëpia. Po ta gjenin, ajo shumë do i shtohej cmimit final.

Kështu Iliri dhe Monika i vendosën Beniadës zarfin me 1000 euro, Donaldit 3000 euro, Einxhelit 10000 dhe Arjoles, që menduan se do dilte sepse kishte marrë shtëpinë, i vendosën zarfin me 15000 euro.

Dhe faktikisht doli Arjola, por ajo u rikthye me biletën e kthimit. Big Brother VIP po shkon drejt fundit dhe duket qartë se tensioni do të rritet edhe më shumë pasi kanë mbetur shumë pak konkurentë.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur aq shumë shkëndija dhe ndoshta për faktin se Ilir Shaqiri është i qetë pasi ka siguruar finalen e parakohshme, në Prime nuk mund të thuhet e njëjta gjë…