Kryekomisioneri i Shtetit për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka theksuar dhe njëherë që PD zyrtare drejtohet nga Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Celibashi tha se edhe në fletën e votimit krahas logos së PD do të shkruhet emri i Lulzim Bashës, pasi zyrtarisht është ende kryetar.

“Ja më thoni ju kush emër do shënohet? Kush mund të ishte emri tjetër që do të shënohej në fletën e votimit përbri Partisë Demokratike?-tha Celibashi.

Ai thekson se zbatuar ligjin për mosregjistrimin e PD së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit dhe se nuk ka cënuar asnjë shtyllë të demokracisë në vendin tonë.

“Ajo çka prevalon para çdo parimi është zbatimi i ligjit. E ka zgjidhur ligji dhe e ka vendosur se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është. Kam gjithë keqardhjen, por është e rëndësishme të zbatohet ligji. Nëse zbaton ligjin nuk dëmton pluralizmin dhe as shtyllat e demokracisë”,-tha Celibashi