Mbrëmja e kësaj të marte rikthen në fushë emocionet e Champions League, ku do të luhen edhe ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale.

Blutë e Londrës kanë një detyrë të vështirë, për të mos thënë e pamundur. Pas humbjes 3-1 në shtëpi, skuadra e Tuchel do të kërkojë përmbysjen e madhe përballë gjigantëve të Real Madrid në Santiago Bernabeu.

Përballë një Reali të frikshëm të udhëhequr nga Karim Benzema, anglezët duhet të bëjnë çmos për të besuar tek mrekullia. Londinezët duhet të bëjnë llogaritë pa Azpiliqueta, Chilwell dhe Lukaku, ndërsa skuadra e Ancelotti nuk do të ketë Isco, Militao dhe Hazard.

Dueli do të luhet sot në mbrëmje, në orën 21:00.