Bruno Nuho dhe Irdi Kashari janë shpallur kampionë në Kampionatin Ballkanik të zhvilluat në Serbi. Sakaq, Idri është shpallur kampion ballkanik në kategorinë Fiziku Mashkullor ndërsa, Bruno në Bodybillding.

Dy djemtë të cilët janë, marrë në shumicën e kohë së tyre në Bodybillding kanë arritur që me fitoret e tyre të bëjnë që të këndohet himni shqiptar dy herë në mes të Beogradit, ku dhe po zhvillohej kampionati. Të ftuar edhe në emisioni “Abc-ja e mengjesit” janë shprehur së per ata ka qënë një ndjesi e jashtëzakoshme edhe për faktin që ata triumfuan në atë vend.

“Kemi marrë shumë respekt nga serbët. U ngritën në këmbë kur ishim në publik. Ishte një lloj emocioni që nuk di ta përshkruaj. Mund të këndohej himni në Itali, Amerikë por në mes të Serbisë ishte një ndjesi e bukur. Shkuam për të fituar.”, tha Irdi.