Nga viti në vit interesi i nxënesve për të ndjekur arsimin profesional në Elbasan është në rritje. Këtë fillim viti rreth 200 nxënës u regjistruan në klasat e X-ta. Të rinjtë thonë se  kanë zgjedhur arsim profesional pasi tregu i punes është i sigurt për profesionet që ata kanë zgjedhur të bëjnë në të ardhmen.

Sipas profesorit të deges së Hoteleri turizëm kërkesave për profesionistë sidomos në fushën e turizmit janë të larta madje këtë vit nuk u plotesuan nevojat.

Drejtori i shkollës profesionale thotë se regjistrimet e reja kanë qenë mbi pritshmerite e tyre ndersa sa i takon degeve të preferuara ato të IT dhe Hoteleri turizëm janë në krye.

Profilet që ofron kjo shkollë janë të shumta dhe në perputhje me kërkesat e tregut ndaj edhe mundësia e punesimit është më e lartë./EGNATIA NEWS