Nëpërmjet një njoftimi publik bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët duke u bërë thirrje që pasnesër mbrëma duke u gdhirë data 29 rreth orës 1:00, deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu.

Përmes një njoftimi në Facebook, duke u bazuar në të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, Bashkia paralajmëron për furtinë e përmbytje, për shkak të intensitetit të lartë që do të kenë shirat.

Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

Njoftimi i Bashkisë:

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma ,duke gdhirë data 29 rreth orës  1:00  deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  ‪+355 68 331 2049

Faleminderit!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flezhebashkia%2Fposts%2Fpfbid037U1y36Q8jm2b1GrHdeGaU2BWrBbxVWQLprj59aLWAVAZjfEmaNpeqTeLvBNyoZ2ql&show_text=true&width=500