Gjykata e Elbasanit zhvillon sot një tjetër seancë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në seancë u thërritën 15 dëshmitarë, 2 prej të cilëve u paraqitën para gjykatës, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën e prezencës ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë territorit shqiptar.