I  riu shqiptar që humbi jetën në një aksident tragjik në Itali është Dorjo Duka.

Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tyre.

30-vjeçari shqiptar, banues në Tiranë humbi jetën natën e së dielës pas përplasjes që ndodhi në Ponte Meduna, në zonën e Pordenones.

Aksidenti ndodhi pas përplasjes së makinës tip “Fiat Grande Punto” me të cilën ai drejtonte dhe një makine tjetër tip “Mercedes CLA”.

Kushëriri 25-vjeçar që ishte në makinë me të ka arritur të mbijetojë dhe është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Pordenones.

Prokurori i Prokurorisë Publike të Pordenone, Federico Baldo i cili  hapi procedimin penal për veprën penale të dyshuar të vrasjes në rrugë  ku përfshihej drejtuesi i Mercedesit, një 45-vjeçar nga Codognè, në zonën e Trevisos, nuk e gjykoi të nevojshme kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës, pasi ishte e qartë se vdekja ishte vetëm për shkak të traumave shumë të rënda të raportuara në aksident.

Në orët në vijim Prokuroria Publike do të lëshojë autorizimin për varrimin dhe kështu familja do të mund të riatdhesojë trupin e viktimës në Tiranë, ku do të bëhet varrimi.

Duka, i cili punonte në një kompani ndërtimi la pas Irisin, me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024 pas rreth 6 vitesh njohje.

Dorjo ishte kushëriri i moderatores së njohur, Kiara Tito, e cila bëri një reagim prekës për të.

“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara.

Top Channel