Ndryshimi kryesor që ia vlen të përmendet është seksioni i ri “Performance class”.
“Performance class përcakton një bashkësi aftësish që shkon përtej kërkesave bazike të Android. Çdo pajisje Android deklaron performancën që ajo suporton.” tha Google.
Ndryshe nga të gjitha temat e tjera të përmendura në këto dokumente, Performance class nuk është një kërkesë e përcaktuar. Çdo pajisje do të çertifikohet me një nivel të përcaktuar, ku deri më tani class 12 renditet në vendin më të latë. Megjithatë një pajisje nuk do ta ketë të detyrueshme që të lëvizë drejt një niveli të ri performance me çdo upgrade të saj. Një smartphone specifik mund të gjendet në vendin e class 12 gjatë këtij viti dhe të mbetet në të njejtin nivel pas upgrade-imit në Android 13 vitin e ardhshëm.
Kjo performancë është e dedikuar kryesisht në aftësitë e kamerave dhe media playback në varësi të frame drops, encoding quality dhe shkrepja e fotove HDR. Pra ky është një lajm i mirë për të gjithë personat që planifikojnë të upgrade-ojnë smartphone-in e tyre, pasi disa prej kërkesave janë tepër strikte:
Kamera kryesore 12MP ose më e lartë me suport për 4K 30FPS
Ekran 1080p me 400 PPI ose më të lartë
Të paktën 6GB RAM
Shpejtësi të caktuar read/write