Një grup hetuesish belgë kanë mbërritur në Shqipëri ditën e sotme, ku janë takuar me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazin.

Burime për mediat bëjnë me dije se hetuesit belgë kanë pyetur në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit, i arrestuar disa ditë më parë në Fier, pasi u plagos me armë zjarri brenda automjetit në rrugën Elbasan – Cërrik.

Dumani cilësohet si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i dushuar për një numër të konsideruar vrasjesh.