Policia italiane ka goditur grupin shqiptar të Ergys Dashit në Itali, i cili merret me trafik ndërkombëtar droge.

Në pranga kanë përfunduar, Astrit Bajraktari, Mariglen Haderi, Rako Plaku, Andi Prifti, Alfred Muçaj, Stivi Filolli, Edmond Dashi, Odisea Leka, Ismet Ceka, Rigels Yzeiraj dhe Alban Yzeiraj .

Sipas dosjes voluminoze italiane Ergys Dashi ishte organizatori i trafikut të drogës me bazë në Kolumbi.

Ai u ekzekutua me armë zjarri në janar në Ekuador, duke u bërë kështu viktima e katërt e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine. A2 CNN