Komisioni i Rithemelimit të PD ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në rrethe. Sot do të zhvillohen zgjedhje për kryetar në degën e PD-së në Mallakastër, ku kandidojnë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, ndërsa votimi do të zhvillohet te Kinemaja

Procesi i votimit do të hapet në orën 9:00 e do të mbyllet në orën 17:00.

“Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, thuhet në njoftimin e PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degën Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.