
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një automjet në Krujë.Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 në rrugën “Vrana Konti”.
Një lëndë plasëse ishte vendosur në automjetin tip “Opel Corsa” të 25-vjeçarit Elton Kani. Makina ka qenë e parkuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.Nuk dihet nëse Kani ka konflikte me dikë, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes.
