Shemsi Prençi largohet nga detyra e tij si këshilltar për Çështjet e Emergjencave Civile pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit, i cili bën me dije se pasi e ka informuar për situatën emergjente të përmbytjes, Prençi i ka dorëzuar dorëheqjen. Shkak, sipas Metës janë angazhimet e tij në të ardhmen.

NJOFTIMI I PRESIDENCES:

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen

Top Channel