Këshilli i Mandateve, rregullores dhe Imunitetit me gjashtë vota pro i hapi rrugë procesit për “zhveshjen” nga imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Ky është hapi i parë, pasi një vendim përfundimtar pritet të merret ditën e enjte, në të cilën është parashikuar një seanca e posaçme në Parlament, ku pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë votimi për heqjen e imunitetit të Berishës.
Por çfarë ndodh pas kësaj? prokurorët e SPAK pas kësaj çështjeje do t’i drejtohen Gjykatës për miratimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ose “arrest me burg” për ish-kryeministrin.
Pas kësaj, gjykata do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, dhe në rast pranimi, më pas autorizon oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin masës së kërkuar ndaj Berishës.