Nga sot (1 shtator) në Greqi hyn në fuqi ligji që parashikon pezullimin e punonjësve shëndetësorë që nuk janë vaksinuar.

Mediet greke bëjnë me dije se rreth 10 mijë punonjës shhëndetësorë janë ta pavaksinuar.

Siç parashikon ligji për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë, punëtorët që nuk kanë bërë vaksinën do të pezullohen nga puna, për të mbrojtur shëndetin e tyre ashtu edhe atë të pacientëve që trajtojnë.

"Kush nuk vaksinohet largohet nga puna", shpërthejnë

Si rrjedhojë, sot mjek e infermierë  në qyetet të ndryshme të Greqisë kanë dalë në shenjë proteste,  kundër masave anti-Covid, që hyn në fuqi nga sot.

Sindikatat e punonjësve në një deklaratë për mediet kanë thënë: Ne i themi “po”vaksinimit të popullsisë dhe marrjes së masave të nevojshme për të luftuar pandminë. Por i themi “jo” vaksinimit me detyrim,  nuk do të lejojmë asnjë pezullim, asnjë shkarkim, asnjë ndjekje disiplinore të një kolegu me pretekstin e vaksinimit të detyrueshëm.”