TIRANË – Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, zyrtarët e Partisë Demokratike kanë blinduar sërish derën kryesore të selisë, këtë herë edhe nga jashtë.

Nuk dihet se përse janë marrë këto masa nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike, por prej ditës së djeshme në seli kanë nisur punimet për vendosjen e rregullit, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme të 8 janarit, kur mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha hynë me forcë brenda zyrave të PD dhe shkatërruan gjithçka, përfshirë këtu edhe zyrën e kreut të saj, Lulzim Basha.