Është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet lokale 2023 në vendin  tonë.

Ora 19:00 shënon mbylljen zyrtare të votimit, por në disa qendra votimi ende vijon procesi, për shkak se ka ende qytetarë që kanë qenë në radhë.

Gazetari Osman Stafa raporton se në qendrën e votimit nr. 1459/1, në Durrës, është bllokuar një kuti për shkak se komisionarët kanë harruar procesverbalin jashtë kutisë.