Një shpërthim misterioz tronditi qytetin e Tennessee dhe shumë banorë raportuan se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe e ndjenë ‘tokën të dridhej’.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur të shtunën rreth orës 21:50 një shpërthim i fuqishëm dëgjohet nga distanca, dhe fillojnë të lëvizin dritat në shtyllat elektrike të qytetit

Shumë njerëz në Clarksville thirrën departamentin e policisë lokale për të raportuar atë që oficerët po e quajnë “fenomen i panjohur”. 

Të dielën në mëngjes, Departamenti i Policisë në Clarksville konfirmoi se “tingulli u dëgjua në shumë pjesë të Qarkut Montgomery”.

Departamenti i policisë tha se “nuk kishte raporte për ndonjë të lënduar ose dëme materiale” dhe Shërbimi Gjeologjik Amerikan nuk regjistroi një tërmet në zonë.

“Departamenti i Policisë në Clarksville, Departamenti i Zjarrit, Zyra e Sherifëve të Qarkut Montgomery dhe Shërbimet e Urgjencës Mjekësore (EMS) kërkuan për disa orë, por nuk ishin në gjendje të gjenin burimin,” shtoi ajo.

Policia gjithashtu vuri në dukje se Fort Campbell, baza e ushtrisë aty pranë, ishte në një fundjavë katër-ditore dhe për shkak të festës së Ditës së Punës “nuk duket se po kryen asnjë lloj trajnimi ose stërvitjeje”. 

Nga ana tjetër, burimi i shpërthimit  të mistershëm mbeti i panjohur.  

ora tv