Teksa sot u mbajt seanca gjyqësore për njohjen e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të miratuara më 2 shtator të këtij viti, togat e zeza njohën si palë të tretë përfaqësuesin ligjor të Gazment Bardhit dhe Rithemelimin.
Gjatë fjalës së tij, Gjyqtari Niko Rrapi tha: Gjykata ka vlerësuar se pjesëmarrja e palëve është e nevojshme, pasi kanë interes në zgjidhjen e ketij procesi.
Në këtë moment gjykata nuk gjen asnjë arsye të revokojë vendimi e saj të mëparshëm për thirrjen e palëve në proces si palë të treta.
Në lidhje me kërkesën e PD pëfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vlerëson të legjitimojë praninë e tyre.
Gjykata vlerëson se vullneti i Këshillit kombëtar ka qenë të përfaqësohet nga 7 deputetë.
Këta 7 deputetë kanë të drejtën të zgjedhin një avokat. Në këto kushte, akti i përfaqesimit është konform ligjit.
Në lidhje me palën e tretë, PD pëfaqesuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vendos të legjitimojë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj.
Në lidhje me palën e tretë e përfaqesuar nga Komisioni i Rithemelimit, gjykata mban parasysh që i referohet një momenti tjetër procedurial të PD.
Duke patur parasysh objektin e gjykimit, faktin që ka në objekt ndryshimin e studimeve statutore të shtatorit 2023, gjykata konstaton se autorizimi përkatës nuk përfshin tagra të përfaqesimit.
Pas seancës, Çlirim Gjata pefaqesues i Rithemelimit u shpreh se: Keta hynë si palë e tretë në Apel. U pranuan si palë. Ndërsa tani, ankohen pse duam të behemi pjesë si palë e tretë.
Unë vlerësoj qëndrimin e gjykatës, që po e shqyrton këtë çështje pa vonesë, sepse iu intereson edhe ketyre. Nëse këta duan ta zvarrisin, ok pastaj.
Gjykata vendos që seanca e radhës do të zhvillohet në datën 25 tetor ora 10:00.