Në Bashkinë Durrës nuk ka nisur ende numërimi. Te KZAZ 24 numëruesit e opozitës nuk paraqiten.

Gazetarja Mirjona Hoxhallari bën të ditur për FaxNews se, megjithëse janë lajmëruar. ata kanë zgjedhur që të mos marrin pjesë në proces.

Deri më tani, rezultatet e dala në tre bashki të cilat kanë pasur votim elektronik, kanë qenë një fitore për Partinë Socialiste.

Më herët kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se mosparaqitja ka për t’u ndjekur në rrugë ligjore.

Ka vëzhgues të OSBE-së si dhe forca policie në ambientet e KZAZ-së të cilët po mbikëqyrin të gjithë procesin e numërimit.

Janë 4 KZAZ për Bashkinë Durrës:

  1. KZAZ 21- Pallati i Sportit Ramazan Njala, i cili ka 110 kutitë e  votimi të 5 NJA
  2. KZAZ 24- Shkolla Leonik Tomeo, zonën e Spitallës dhe ish- Kënetën 74 kuti votimi
  3. KZAZ 23- Shkolla Jan Kukuzeli ka zonën e qendrës dhe Currilat
  4. KZAZ 22- Shkolla Marie Kaçulini