Shqipëria sot feston 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me aleatin tonë të madh Shtete e Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.Për këtë arsye në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej gati 1 orë po zhvillohet një koncert madhështor, ku po performojnë këngëtarët më të njohur të Shqipërisë.

Ndërkohë si asnjëherë më parë sheshi “Skënderbej” është mbushur me mijëra qytetarë që kanë ardhur nga i gjithë vendi për të ndjekur këtë koncert.

Ndërkohë në shesh gjithashtu ndodhen edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA e akredituar në vendin tonë Yuri Kim, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damjan Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare.

/Abcnews.al/