Një stuhi breshëri ka përfshirë bashkinë e Librazhdit gjatë pasdites  së sotme duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Siç duket edhe nga fotot madhësia e breshërit është e konsiderueshme dhe ka shkaktuar dëme në të mbjella dhe po ashtu në pemtari.Zona më e goditur ka qenë ajo e Stëbleves./Egnatia news