Prej disa ditësh ka nisur puna në Njësinë Administrative Qukës për rehabilitimin e rrugëve dhe lagjeve.
Pas përfundimit të rrugës në fshatin Pishkash, puna ka vijuar me zgjerimin e rrugës në disa prej lagjeve si: “lagjia e Shebekut”, “lagjia e Ozunit”, “lagjia e Komicit te varrezat”.
Ka vijuar puna me intensitet në fshatin Bërzeshtë, ku po bëhet rehabilitimi i rrugës me shtrimin e çakëll, pastrimin e kanaleve anësore dhe zgjerimin e saj.
Bashkia Prrenjas vijon me punimet dhe investimet në çdo njësi administrative e cila paraqet nevojën për ndërhyrje .
