Kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja i cili mori një mandat të dytë për drejtimin e Bashkisë së Elbasanit, deklaroi se asnjëherë nuk e kishte vënë në diskutim fitoren.

Për ABC News, Llatja u shpreh se Partia Socialiste ishte e sigurt për fitoren e zgjedhjeve në këtë bashki.

“Nuk e kishim vënë asnjëherë në dyshim fitoren, absolutisht jo. Ishim shumë të sigurt për fitoren, ishim shumë të bindur për rezultatin. Ishte pak e paqartë pjesa e votimi ose trendi se si po shkonte votimi, por gjithçka ishte e qartë tek pjesa e fitores sonë. Si gjithmonë, dita e votimit ka pasur probleme. Në zgjedhjet e mëparshme kanë qenë problemet e tamponave të vulave.

Gjatë gjithë kohës ka pasur problematika logjistika për pjesën e zgjedhjeve. Normalisht, duhej një suport më i mirë, por në fund të ditës nuk u cënua rezultati, ishte gjithçkaka e pranueshme dhe zgjedhësit e kuptuan këtë problematikë. Gjatë ditë pati problematika, pati presion nga rivali im por edhe nga Flamur Noka. Nuk pranohet të kërcënosh operatorët”, theksoi ai.