Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe për një 35-vjeçar i akuzuar se ka dhunuar nënën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij“, njofton Policia e kryeqytetit.

Ora news