Deputeti Agron Shehaj edhe pse nuk fitoi postin si nënkryetar i Partisë Demokratike, ka falenderuar anëtarët.

Ai ka falenderuar anëtarët e partisë për mbështetjen, teksa tha se me kurajon me integritet, me luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, do ja dalim të sjellim ndryshimin.

I uroj fituesit e zgjedhur me votë dhe falenderoj ata që më mbështetën.

Me kurajo, me integritet, me luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, do ja dalim të sjellim ndryshimin” shkruan Shehaj.

Kujtojmë që Shehaj garoi për nënkryetarët e partisë, me Luciano Boci, Oerd Bylykbashi dhe Belind Këllicit. Garë që fitoi Boçi dhe Bylykbashi