Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një shkollë të mesme profesionale në Markopoulos Oropou, ku u arrestua një nxënës 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë mësuesin e tij.
Siç raporton ERT, gjithçka nisi në orën 8:45 të mëngjesit të së premtes në EPAL Markopoulos Oropou, ku gjatë pushimit të parë në oborrin e shkollës, 17-vjeçari, i cili është nxënës i vit të dytë në gjimnaz, qëlloi në këmbë një 36-vjeçar, me një fishek plastik në këmbën e majtë.about:blank
Më pas nxënësi u përjashtua nga shkolla e mesme dhe u largua, me vendim unanim të mësuesve, ndërsa mësuesi shkoi në Komisariatin e Policisë Oropou ku dha një deklaratë për ngjarjen.
Pistoleta me ajër dhe një karikator janë konfiskuar. Bëhet e ditur se prindërit e tij janë arrestuar për neglizhencë të mbikëqyrjes ndaj të miturve dhe më pas janë lënë të lirë me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Penale.