Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme sa i përket skandalit me daljen e pagave të mbi 600 mijë shqiotarëve, duke e lidhur me skandalin e patronazhistëve dhe duke thënë se nuk janë gjë tjetër veccse konfirmim i masakrës zgjedhore më 25 prill.

Në një postim në Facebook, Basha deklaroi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet në 25 prill, duke shtuar se frymëzuesi dhe dhe mbrojtësi i nxjerrjes së të dhënave personale, referuar Ramës, duhet të mbajë përgjegjësi.

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.

Zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo biznesneve private në vend. Burime pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan më herët për Neës24 se kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë patur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.