I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikoi reagimin e Europës ndaj pandemisë së koronavirusit duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga qetesimi i rasteve në verë për t’u përgatitur për valën tjetër.
David Nabarro tha për Solothurner Zeitung në Zvicër se Europa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 në fillimin e vitit 2021 përpara se të mbërrijë vaksina.
“Ata e humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll,” tha Nabarro. “Tani jemi në valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.”Eksperti theksoi gjithashtu se Evropa mund të mësonte shumë nga vendet aziatike.
“Reagimi ndaj virusit duhet të jetë me forcë dhe vendosmëri,” tha ai. “Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagoni pa shumë përpjekje, problemi do të agravohet shpejt.”Për pak kohë, kontinenti i vjetër shijoi uljen e numrit të infektimeve gjatë verës, por tani infeksionet po rriten përsëri.
Gjermania, me një popullsi prej 84 milion banorësh, pati një ditë më parë rritje të rasteve me 14.000, në një kohë kur të shtunën, Japonia me 120 milionë banorë regjistroi vetëm 2.600 raste të reja. Në të njëjtën ditë, Koreja e Jugut me rreth 51 milionë banorë shënoi vetëm 386 raste. Një problem i madh, sipas Nabarros, është se shumë pak vendimmarrës politikë e kanë kuptuar që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale më tepër se aritmetike.