Para pak ditësh, këngëtarja e njohur Fifi solli në jetë djalin e saj të parë. Ajo dhe i dashuri i saj Adisi u bënë prindër të një djali që emrin ia vunë Theo Mal, e i cili lindi në Amerikë.
Pak pak ditë pas lindjes, artistja bëri një deklaratë në rrjete sociale për të gjithë adhuruesit e saj. Fifi përmes një ‘InstaStory’, tregoi se mezi pret t’iu rikthehet projekteve muzikore, madje e premtoi edhe një verë shumë të nxehtë.

