“Nuk e meritoni”/ Plas debati i ashpër në studio, sociologu i njohur i kthehet keq Jorit dhe Deas
Sociologu Ergys Mërtiri ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” së bashku me Dea Mishel dhe Jori Dellin, me të cilat pati edhe një debat në studio.
Teksa flisnin për termin “influencers”, siç pretendojnë të jenë dy vajzat në rrjete sociale, Ergysi u shpreh se ato nuk “meritojnë” të kenë një titull të tillë.
Kjo pasi nuk kanë një punë fikse dhe s’mund të japin mend në fusha që s’i takojnë.
Dea dhe Jori e kundërshtuan, duke thënë se njëra është arkitekte e tjetra inxhiniere, mirëpo ky nuk u duk argument bindës për sociologun