Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të mbjellë me fidanë ullinjsh në fshatin Katund i Ri në Kurbin.

Bëhet me dije se vatra e zjarrit ka nisur prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe ka më shumë se tre orë që vijonë të përpijë me shpejtësi fidanët e ullinjve.

Banorë të fshatit dhe pronarët e plantacioneve po përpiqen të ndalin përhapjen e flakëve me mjete rrethanore, por pa mundur t’ia dialin.

Flakët të favorizuara dhe nga era janë përhapur me shpëjtësi duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen nga ajri.