Mbretëria e Bashkuar ka një princeshë të re. Meghan Markle dhe Princi William kanë njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë në SHBA.

Ajo do të mbajë emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Sipas traditës mbretërore, trashëgimi i emrit nga monarkja më jetëgjatë Elizabete dhe princeshës Diana është kaluar tek vogëlushja.

Vajza lindi të Premten në mëngjes në një spital në Santa Barbara, Kaliforni. Të dy nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm dhe mirë, thuhet në një deklaratë të çiftit për mediat.

Më 4 qershor, ne u bekuam me ardhjen e vajzës sonë në jetë, Lili. Ajo është më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë dhe jemi mirënjohës për dashurinë dhe lutjet që kemi ndjerë nga e gjithë bota. Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë kësaj kohe shumë të veçantë për familjen tone”, shkruhej në një mesazh falënderimi në faqen e internetit të çiftit.

Lilibet Diana është stërmbesa e 11-të e Mbretëreshës dhe është e teta në radhë për fronin britanik, pas vëllait të saj Archie Mountbatten-Windsor, babait të saj, gjyshit Princit Charles, xhaxhait të saj Princit William dhe 3 kushërinjve.

Çifti Harry dhe Meghan kanë edhe një djalë, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, i cili erdhi në jetë në maj të vitit 2019. Më pas, ata u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore për tu shpërngulur në Amerikë ku edhe jetojnë aktualisht, të angazhuar në mbrotje të kauzave sociale.

ora tv