Marina Duhani e PSD është zgjedhur kryetare e këshillit të qarkut Shkodër. Ajo mori 19 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër, teksa ishte e vetmja kandidate në votim.
Nga 22 anëtarë të këshillit të qarkut, i vetmi që nuk votoi ishte kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz, Hil Curri.
Në mbledhjen e këshillit të qarkut Shkodër merrnin pjesë edhe 5 kryetarët e bashkive.
Partia e Tom Doshit mbetet kështu një faktor i padiskutueshëm politik në qarkun e Shkodrës, pasi edhe në zgjedhjet lokale të 14 Majit, dha një ndikim të rëndësishëm në fitoren e socialistit Benet Beci