Çfarë do të bënit nëse do të kontrollonit llogarinë tuaj bankare dhe do të zbulonit se jeni paguar gabimisht 300 fish më shumë paga juaj normale? Epo kështu ka ndodhur me një punonjës që zbuloi se ishte paguar gati 150,000 paund për punën e një muaji, në vend të 450 paundve që merrte zakonisht.

Punonjësi i paidentifikuar i stafit në Consorcio Industrial de Alimentos në Kili e bisedoi filimisht shqetësimin për mbipagesën e jashtëzakonshme për majin me menaxherin e tij. Ai pranoi t’i kthente paratë dhe premtoi të shkonte në bankë të nesërmen.

Por në vend që ta kthente rrogën, burri e tërhoqi atë nga banka dhe nuk është parë më që atëherë. Punëdhënësi i tij Consorcio u përpoq të bënte kontakt me burrin gjatë tre ditëve të ardhshme, por pa rezultat, sipas medias lokale Diario Financiero.

Ata më vonë morën kontakt nga avokatët e punëtorit të tyre, por ata u përgjigjën se klienti i tyre kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij në kompani.

Shefat e kompanisë vendosën të paraqesin një ankesë me zyrtarët e ligjit duke e akuzuar njeriun për shpërdorim të fondit. Paga mesatare në Kili është 750 paund në muaj, 300 paund më shumë se sa merrte punëtori i paidentifikuar. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.