Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme zonën ku po rindërothen shtëpitë e reja për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, në Thumanë.

Rama ka qenë i shoqeruar në këtë inspektim nga biznesmeni dhe politikani kosovar, Behgjet Pacolli, i cili ka kontribuar për rindërtimin e një pjesë të këtyrë shtëpive.

Kryeministri nuk ka humbur shansin që të japë disa urdhëra për vartësit e tij, duke i thënë se i do të mbaruara shtëpitë para vitit të ri.

“Këto për Vitin e Ri duhet të jenë të mbaruara. Për Vitin e Ri të bëjnë të gjithë gëzuar në shtëpi” ishte urdhri i kreut të qeverisë për firmën që po kryen punimet.

“Tërmeti na testoi, por ja dolëm. Ne krenohemi me atë që kemi bërë, por nuk mjafton” tha zv/ kryeministri Arben Ahmetaj.