Agron Kapllanaj ka pranuar se janë ndryshuar bravat e dyerve të degës së Partisë Demokratike në Fier.

Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i degës PD në Fier Kapllanaj ka thënë se nuk ka asgjë të çuditshme pasi atij i janë dorëzuar çelësat e zyrës së bashku me një procesverbal.

“Nuk kam thirrur ndonjëherë mbledhje urgjente. Unë jam komanduar të drejtoj degën e Partisë Demokratike në Fier deri sa kjo degë të shkojë në zgjedhje sipas statusit të PD që më rezulton të jetë vitin e ardhshëm. Sa u takon shqetësimit të zyrave, këto janë zyra të PD dega Fier që ish kryetari ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqen dhe me vendim të kryesisë unë jam komanduar të drejtoj këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme. Unë e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë celësat dhe procesverbalin dhe kam marrë celësat e zyrës e cila është e degës së PD Fierit, është zyrë e demokratëve të Fierit.

Aksionin politik ne e kemi kundër keq qeverisjes, kundër Edi Ramës dhe kundër masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe nuk kemi asgjë të ndajmë mes njëri-tjetrit. Mendimet ndryshe brenda PD janë mendime që më shumë se cdo forcë tjetër politike të shprehen në partinë demokratike. Kështu që në foltore mund të shkojë cilido demokrat që do të dëgjojë mendimet ndryshe. Nuk më shpeqëson asgjë nga këto që po përflitet por jemi në aksionin politik kundër keq qeverisjes së Edi Ramës”, tha Kapllanaj.

Anëtare te seksionit të PD në Fier me kryetar dege Luan Baçin kanë qenë pak herët në policinë e Fier për ta denoncuar këtë fakt. Luan Baçi nuk është më kreu i PD-së për qarkun Fier, pas një vendimi të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.