Riaktivizohet zjarri në pyjet me pisha në zonën e Krastës në Krujë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse të Krujës dhe një autobot me ujë për izolimin e dy vatrave të zjarrit.
Janë të paqarta shkaqet e zjarrit ndërsa po hetohet për dyshime të zjarrvënies së qëllimshme. Kujtojmë që një ditë më parë, pikërisht në këtë zonë, është djegur një sipërfaqe me pyje pishe.
/abcnews.al
