Gjatë këtij viti Samsung nuk prezantoi një version të update-uar të linjës mjaft të njohur Note, duke bërë që shumica e përdoruesve të mendojnë se kësaj linje i ka ardhur fundi. Ka patur shumë raportime në internet që konfirmonin të njejtën gjë, mirëpo informacionet e reja tregojnë se kompania mund të ndryshojë tërësisht dhe të “ringjallë” serinë Note në shkurt të 2022.

Këto informacione vijnë nga leaker-i Tron, i cili tregon se Galaxy Note 22 do të prezantohet bashkë me serinë e Galaxy S22 në 3 mujorin e parë të 2022. Më interesant është vetë fakti se Note 22 do të zëvëndësojë pajisjen më high-end S22 Ultra.

Me sa duket leaker-i tjetër mjaft i njohur, iceuniverse, nuk ka të njejtat informacione dhe mohon praninë e Note 22 Ultra si një zëvëndësues i Galaxy S22 Ultra.

Nga e gjithë kjo rrëmujë fansat e Note kanë mbetur shumë të pakënaqur, por kompania është munduar t’ia ulë disi këtë pakënaqësi duke ofruar suport për S Pen në pajisjet më të mira të saj si S21 Ultra dhe Z Fold 3. Në të ardhmen e afërt pritet të prezantohet një version i ri i Samsung Galaxy S22 Ultra i cili do ta ketë të integruar S Pen, njësoj si linja Note.