Përroi i Zaranikës dhe lumi Shkumbin duket se do të jenë në fokus të emergjencave civile edhe për këtë dimër për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin. Ne mbledhjen e organizuar sot në prefekturën e Elbasanit u bë prezantimi i planit të masave për evidentimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve për qarkun e Elbasanit.

Shefi i shabit të emergjencave civile Edvin Gjata tha se dy nga pika që vijojnë të paraqesin rrezik janë lumi shkumbin dhe përroi i Zaranikës.

Një tjetër shqetësim i vazhdueshëm sidomos për banorët e njësive administrative ka qenë edhe pastrami i kanaleve kulluese por sipas Gjatës për to ka filluar puna më herët. Gjatë vitit që lam pas qarku i Elbasanit pati disa probleme që u shkaktuan nga mot ii keq të cilat konsistuan kryesisht në përmbytje tokash bujqësore dhe bllokime aksesh rrugorë nga rrëshqitja e dherave./egnatia news