Edhe pse nuk janë zyrtarizuar ende listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit duket se qytetarët e Elbasanit e kanë bërë zgjedhjen e tyre se ke do të votojnë. Sondazhi i bërë nga televizioni “Ora News” për qarkun e Elbasanit ka sjellë një rezultat surprizë pasi me një përqindje prej 20% Votash një mandat shkon për Erjon Muratajn. Edhe pse element i ri në politikën shqiptare Erjon Murataj ka arritur që të marrë besimin e qytetarëve të Elbasanit dhe sidomos të rinjve që duket se kanë votuar duke menduar për një përfaqësues të denjë të Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse ende Murataj nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare se me cilën siglë do të hyjë në zgjedhje, ka mjaftuar vetëm emri i tij që qytetarët të krijojnë besimin e duhur.
Lodhja nga politika e vjetër reflektohet edhe nga votat e marra në sondazh ku partitë e mëdha me përfaqësuesit e tyre kanë humbur betejën me qytetarët. Përkatësisht Partia Socialis me drejtues politik Taulant Ballën ka marrë 15% të votave.
Partia Demokratike me drejtues Gazment Bardhin ka marrë 50%Votave.
Lëvizja Socialiste për Integrim, bazuar ne sondazh rezulton me 10% vota.
Më pak e preferuar nga qarku i Elbasanit mbetet partia Thurje e drejtuar nga Rudina Hajdari që ka marrë vetem 5%të votave.
Ky sondazh i paraprinë rezultatit të zgjedhjeve të Prillit duke treguar se qytetarët tashmë janë lodhur nga politika e vjetër dhe votëbesimin e tyre ia kanë lënë një të riu me vizion dhe siguri për të ardhmen.